Krijo buqetën tënde
Shto lulet një nga një dhe shiko si merr formë. Rrotulloje me gisht ose me maus, dhe shihe nga lart siç do ta shohë ai që e merr. Lulet e vërteta kanë secila kokën e vet, por përmasat dhe ngjyrat dalin kështu.
Trendafilat
Zgjidh llojin, pastaj ngjyrën dhe sa kërcej do. Mund të përziesh ngjyra: zgjidh një tjetër dhe shto edhe prej saj.
Lule të tjera
Për pak lëvizje mes trendafilave. Ose pa trendafila fare, edhe kjo bëhet.
Gjelbërim dhe mbushës
Gjethet i japin buqetës frymë. Pa to lulet duken sikur i ka shtrënguar dikush me forcë.
Forma
Si t’i vendosim lulet: kube, top, të sheshta ose në formë zemre. Edhe sa ngjitur dhe sa të gjatë t’i presim.
Do t’i vendosësh vetë? Shtyp Rregullo lulet mbi buqetë, kap një lule dhe tërhiqe ku të duash. Mund ta ngresh, ta ulësh ose t’ia ndërrosh vendin me një tjetër.
Letra
Në çfarë ta mbështjellim dhe si ta palosim. Kutia është mënyrë tjetër fare: lulet rrinë në sfungjer me ujë.
Lidhja
Me çfarë ta lidhim në fyt, aty ku mblidhen kërcejtë.
Shënimi dhe të tjera
Të gjitha me zgjedhje. Shumica e buqetave tona dalin pa asnjë nga këto.
Llogaria
Dërgesa shtohet në porosi. Nëse ndonjë lule mungon atë ditë, të telefonojmë para se ta zëvendësojmë.